Haradinaj: Qeveria e ka zhytur Kosovën në krizë të thellë, opozita të bashkohet për mocion mosbesimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga partitë opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale, pasi, sipas tij, "e ka futur Kosovën në krizë të thellë"

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në Debat Plus

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën në një krizë të thellë.

Për këtë, Haradinaj ka kërkuar nga partitë opozitare që të bashkohen për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.

Ish-kryeministri Haradinaj këto komente i bëri të hënën në takimin me afaristë të vendit, në kuadër të ciklit të diskutimeve mbi situatën në vend.

“Për vlerësimin tim, Kosova është në një krizë që është e rrezikshme. Ky rrezik nuk është më në parametrat e zakonshëm kur qeverisja nuk është e mirë, por rreziku është se mënyra e qeverisjes është kah e rrezikon edhe substancën e asaj se kush jemi ne, për Republikën në këtë rast. Vlerësoj se Qeveria Kurti e ka zhytur Kosovën dhe ka sjellë vendin në një krizë të thellë edhe rrezikshmëri të lartë. Rrezikshmëria nuk vjen vetëm prej mënyrës se si qeveriset Kosova nga brenda, por edhe nga ajo se si janë përkeqësuar marrëdhëniet me aleatët e Kosovës. Duke parë një gjendje të tillë që po shkon në përkeqësim të mëtejmë, që po i sjellë vështirësi gjithë sektorëve përfshirë ekonominë, ne i kemi propozuar kuvendit edhe një opsion me ndryshuar gjendjen. Kuvendi si shtëpi e popullit, ka disa instrumentet, dhe një nga to më të rëndësishëm që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit”, theksoi Haradinaj.

Kryetari AAK-së ka kërkuar nga opozita që menjëherë t’i mbledhë 40 nënshkrime për të filluar, siç tha ai, betejën e mocionit të mosbesimit.

“Rrezikshmëria e kësaj krize na detyron dhe na obligon për çka është legjitime me shkuar në mocion të mosbesimit. E pse ky mocion, sepse nga ky moment ku opozita në këtë rast PDK, LDK dhe AAK, bashkojnë votat dhe kanë 40 nënshkrime menjëherë fillon beteja edhe për votat e mbetura. Dhe aty ndodh mobilizimi i të gjithëve që mendojnë që duhet me ndal këtë gjendje. Besojmë shumë se mocioni kishte me pasur sukses. Ne jemi parti e djathtë, ne jemi për taksa të ulëta për sipërmarrësit dhe besojmë se profitin duhet ti mbetet sipërmarrësit, sepse ata janë gjenerues të investimeve”, theksoi ai.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka organizuar takime të tilla me komunitetin e biznesit për “Rrugën pa Kurtin”./KSP

Shija e redaktorit

Përparësitë e Kosovës si shtet i asocuar në Asamblenë Parlamentare...

Një hap afër anëtarësimit në NATO, kështu së paku po konsiderohet nga politikanët të jetë afruar Kosova, tash që e morri statusin si vend...

Osmani në takim me kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së: Urgjent...

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ajo ka pritur në takime...

Dita e Presidentit, Osmani me familjen e saj e shënon...

24 maji është Dita e Presidentit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo ditë është vendosur nga presidenti historik, Ibrahim Rugova. Osmani ka thënë...

Të fundit nga rubrika