Haradinaj reagon pas dënimit të ish-krerëve të OVL-UÇK-së: Lufta për liri e shtet vazhdon

"Lufta për liri e shtet vazhdon", ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit me nga katër vjet e gjysmë burgim të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Pas dënimit me nga katër vjet e gjysmë burgim të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se lufta për liri ende vazhdon.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar disa fjalë për familjen e Nasim Haradinajt.

“Bashkëluftëtarë Hysni e Nasim, qëndroni të fortë. Lufta për liri e shtet vazhdon”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, familja Haradinaj e kupton peshën e këtij dënimi nga Gjykata Speciale në Hagë duke shtuar se ata nuk janë brezi i parë që ballafaqohen me sfida të tilla.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

“Stërgjyshi i tij, Xhemajli i parë, pjesëmarrës në shumë luftëra kundër pushtuesve u vra në Gjakovë te Kulla e Abdullah Pashë Drenit, në mbrojtje të Lidhjes së Prizrenit. Gjyshi i tij, Xhemajli i dytë, pjesëmarrës në të gjitha luftërat për liri. Bashkëshortja e tij, gjyshja e Nasimit, ishte bijë e Tishukëve, familje e njohur atdhetare në Dukagjin e Kosovë. Babai i tij, Smajl Haradinaj, luftëtar i paepur për të drejtën e shqiptarëve, pjesëmarrës në lëvizjet anti-jugosllave dhe për bashkim me Shqipërinë, i burgosur politik mbi 20 vjet”, ka shkruar Haradinaj.

“Nana Myzaqet, vëllai Naimi, motrat Shqipja e Naimja, bashkëshortja Xhejlanja, e veçanërisht vëllai i vogël Agroni që vuan nga një sëmundje e rëndë, e kuptojnë dhe e ndjejnë peshën e vendimit të sotëm, sepse nuk janë brezi i parë që përballohen me sfida të tilla”, vijon shkrimi i tij.

Ndryshe, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Sipas aktgjykimit, ata janë shpallur fajtorë për “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë”, “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”,  “Frikësim gjatë procedurës penale”, “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë në procedura zyrtare” dhe  “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të identiteti dhe të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”.

9 vjet burgim për Gucatin e Haradinajn

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika