Haradinaj shkon në Gjakovë dhe Klinë për t’i nderuar të rënët për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar më Smolicë të Gjakovës dhe në Grabanicë të Klinës për t'i nderuar të rënët për liri. Ai ka thënë se përkujtimet e këtyre ngjarjeve i motivojnë për të ecur para

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ishte në Gjakovë dhe në Klinë.

Haradinaj ishte në fshatin Smolicë të Gjakovës për të marrë pjesë në përurimin e lapidarit të të rënëve nga ky fshat.

“Lapidari i ngritur, përjetëson kujtimin për heronjtë: Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lataj, Florim Sejdiu, Sokol Nuzaj, Demush Lataj, Ali Demaj, Avdyl Hasanaj, Burim Hamza, Afrim Nuza dhe Musa Balija”, ka shkruar i pari i AAK-së.

Ndërsa në Grabanicë të Klinës, ai ka nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit të tij, njëherit edhe eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shaqir Krasniqi, i cili sipas Haradinajt, ishte rrëmbyer nga forcat serbe 20 vjet më parë.

“Përkujtimet e ngjarjeve dhe personazheve që e bënë historinë tonë kombëtare, përpos krenarisë, na motivojnë edhe më shumë për të ecur para, për ta bërë Atdheun vatër të ngrohtë, të sigurt e të zhvilluar, me mirëqenie për brezin tonë, e me të ardhme të ndritur për fëmijët tanë”, ka thënë kreu i partisë opozitare.

Ai është shprehur se përpjekjet tona shekullore për liri, kanë njohur angazhimin, veprimtarinë, rezistencën, e mbi të gjitha luftën për liri dhe heroizmin e pashembullt të shqiptarëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika