Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Kosova synon të kthehet në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale përmes angazhimit aktiv si anëtare e NATO-s.

25 vjet më parë, më 12 mars, Çekia bashkë me Poloninë dhe Hungarinë u bënë vendet e para nga ish-Pakti i Varshavës që u bashkuan me NATO-n.

“Kjo ngjarje ndryshoi rrjedhën e historisë, si për Çekinë, ashtu edhe për NATO-n. 12 ditë pas anëtarësimit, këto shtete iu bashkuan shteteve demokratike në krye me Amerikën në fushatën 78 ditore të bombardimeve mbi caqet serbe, për t’i dhënë fund regjimit kriminal të Millosheviqit,” ka shkruar Haradinaj.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës fotografike “Njëzet e pesë vitet e Republikës Çeke në NATO”, u bashkëngjit Haradinaj me ambasadorin Çek, Bohumil Mazànek.

“Si Kosovë duhet të synojmë që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, si anëtar krah për krah me ushtritë e shteteve të NATO-s udhëhequr nga Amerika,” shkruan Haradinaj.