Haradinaj – Stublla: Ata që refuzojnë ndërtimin e unitetit s’janë të sinqertë për interesin shtetëror

Refuzimi i opozitarëve për takim me kreun e ekzekutivit, për ish-ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte dërguar ftesë për takim krerëve të partive opozitare, por vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese.

Refuzimi i opozitarëve për takim me kreun e ekzekutivit, për ish-ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin.

“Liderët dhe partitë politike që refuzojnë ndërtimin (edhe pse të vonshëm) të unitetit nuk janë gati të qeverisin me vendin dhe nuk janë të sinqertë për interesin shtetëror të Kosovës”, shkroi ajo.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika