Haradinaj-Stublla në Kiev: Kosova përkrah Ukrainën kundër barbarizmit të Putinit

Meliza Haradinaj-Stublla, si ish-ministre e Jashtme e Kosovës, është ftuar në Kiev të Ukrainës për një event, ku ka theksuar solidaritetin e Kosovës me Ukrainën në luftën për liri dhe demokraci kundër barbarizmit të presidentit rus, Vladimir Putin

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj - Stublla. në vizitën e saj në Kiev.

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka marrë pjesë në përurimin e një strehimoreje nëntokësore në Kiev të Ukrainës, ku ajo ishte ftuar nga kryerabini i Ukrainës, Moshe Azman.

Gjatë fjalës së saj, Haradinaj-Stublla iu adresua të pranishmëve, përfshirë ish-presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, si dhe zyrtarë të lartë nga qeveria dhe ushtria ukrainase, ministra, deputetë dhe liderë fetarë.

Në fjalën e saj, ajo ka theksuar solidaritetin e Kosovës me Ukrainën në luftën për liri dhe demokraci kundër “barbarive të pafundme të Putinit”.

Po ashtu, Haradinaj-Stublla ka theksuar se si Kosova po i reziston suksesshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor, duke e shndërruar atë në një mburojë kundër zgjerimit të ndikimit rus në rajon.

“Mes tjerash, theksova se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Ukrainës pikërisht sepse e ndjen peshën e rëndë të luftës për liri e demokraci përballë barbarive të pafundme të Putinit. Nënvizova faktin se ashtu si Ukraina, edhe Kosova po përballet dhe po i reziston suksesshëm ambicieve malinje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke shndërruar kështu vendet tona në mburoja kundër zgjerimit të ndikimit rus, dhe si kufij kritik për në sigurinë evropiane dhe transatlantike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo, gjithashtu, ka shprehur besimin se miqësia në mes të Kosovës dhe Ukrainës ka potencial për të dobësuar kontrollet e Rusisë në rajon dhe për të hapur rrugën drejt një të ardhmeje të përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika