Haradinaj takohet me ambasadorin e Britanisë, kërkon mbështetje për anëtarësim në NATO

Duke e uruar për detyrën e re, ambasadorin Hargreaves, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e falënderoi për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s.

“Pata kënaqësinë ta pres në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Duke e uruar për detyrën e re, ambasadorin Hargreaves, Haradinaj e falënderoi për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.

Njëherësh, ai vlerësoi rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika