Haradinaj takohet me ambasadorin Rohde, diskutojnë për situatën e krijuar në Kosovë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për situatën e krijuar në Kosovë dhe për mundësitë e daljes nga kjo gjendje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten e 15 qershorit është takuar me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Haradinaj ka njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për situatën e krijuar në Kosovë dhe për mundësitë e daljes nga kjo gjendje.

Kreu i AAK-së e cilësoi këtë si takim të mirë pune, duke shtuar se ambasadorin Rohde e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, Jörn Rohde. Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë”.

“Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika