Haradinaj takohet me gjeneralin e KFOR-it Erhard Buhler

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me ish-komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler dhe kanë biseduar për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë

Ramush Haradinaj (majtas) dhe Erhard Bühler (djathtas). Foto e postuar në llogarinë e Haradinaj në Facebook
Të shtunën e 13 gushtit, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar me ish-komandantin e KFOR-it, Erhard Bühler.
Takimi mes kreut të AAK-së dhe ish-komandantit të KFOR-it u bë i njohur përmes një postimi në Facebook të deputetit Ramush Haradinaj. Në këtë postim thuhet se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Pamje nga takimi
“Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish deputet dhe zv.ministër i jashtëm”, thuhet në postimin e Haradinaj.
Haradinaj dhe Bühler kanë biseduar për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika