Haradinaj takohet me Hovenierin: Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe e ka falënderuar atë për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Koisovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë dhe strategjik”, ka theksuar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se me ambasadorin amerikan kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Pamje nga takimi

I pari i AAK-së ka prezantuar qëndrimin e kësaj partie në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, “duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika