Haradinaj takohet me Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pas takimit me senatoren amerikane në shtetin e Iowa-së, ka thënë se miqësia ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-së, është fakti me i mirë që tregon se kosovare janë pro-amerikan. “Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan”, ka […]
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pas takimit me senatoren amerikane në shtetin e Iowa-së, ka thënë se miqësia ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-së, është fakti me i mirë që tregon se kosovare janë pro-amerikan.
“Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë pro-amerikan”, ka shkruar Haradinaj.
“Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington”, ka shtuar ai.
Sipas, kryetarit të Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, shteti i Iowa-së ka kontribuuar në shtetndërtimin e Kosovës.
“Kontributin shteti i Iowa-së, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës”.
“Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi”, ka shtuar ajo.
Haradinaj, ka përfunduar duke thënë se miqtë duhet t’i mbajmë afër vetes.















