Haradinaj takohet me Senatorin Mike Rounds në Washington

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Senatorin Mike Rounds në Washtington.

Ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka deklaruar se marrëdhënia bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje janë përparuar falë angazhimit të miqve amerikan.

“Një nga ata është Senatori Mike Rounds, me të cilin ai zhvilloi sot një takim pune në Washington. Roli i senatorit si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është një ndihmë e madhe për të fuqizuar më tej këto dy fusha me rëndësi për Kosovën”.

Në takim, Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e vendit të tij në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO.

Gjithashtu, ai  ka ritheksuar se angazhimin e Kosovës për të qëndruar pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës si partner strategjik afatgjatë.

Shija e redaktorit

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për Putinin

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) ka lëshuar një urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin. GjNP-ja pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë...

Libraria “Dukagjini” në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz të...

Libraria “Dukagjini” është futur në listën e ngushtë të të nominuarve për Çmimin Ndërkombëtar të Përsosmërisë, në kuadër të Panairit të Librit në Londër....

Lul Raka, shpalos kujtime në “Radar” për kohën e Pandemisë

Sot më 13 mars 2023, janë bërë tri vjet që kur pandemia COVID-19, preku Kosovën. Rasti i parë me koronavirus në botë mendohet të...

Të fundit nga rubrika