Haradinaj takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për sfidat me të cilat po përballet Kosova

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në takim diskutuan për sfidat me të cilat po përballet aktualisht Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me shefin e ri të Eulex, Giovanni Pietro Barbano, të cilin e uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se në takim diskutuan për sfidat me të cilat po përballet aktualisht Kosova.

“Z.Barbano i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin për rolin konstruktiv që ka pasur Eulex në të gjitha fushat, me theks të posaçëm në fushën e rendit dhe të ligjit”.

“Natyrisht, me z. Barbano biseduam për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova, si dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me Eulex dhe asistencën që ky i fundit mund të japë në kapërcimin e këtyre sfidave”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika