Haradinaj takon Begajn, bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një ngjarje në Iballë të Pukës. Gjatë këtij takimi, ata kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj të cilët kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

Takimi ndodhi në Iballë të Pukës, ku ata morën pjesë në ngjarjen e 120 vjetorit të hapjes së shkollës shqipe në këtë fshat.

Haradinaj ka raportuar për këtë takim në llogarinë e tij në Facebook dhe ka theksuar se ata ndanë të njëjtat qëndrime lidhur me prioritetet rajonale.

Në veçanti, ata janë pajtuar se është thelbësore që Kosova të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në NATO, pasi ky hap do të rrisë sigurinë në rajon dhe do të promovojë paqen në tërë botën.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika