Haradinaj takon delegacionin austriak, falënderon për angazhimin e vazhdueshëm në proceset e Kosovës

Kreu i AAK-së ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Austrisë lidhur me proceset e rëndësishme për Kosovën, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën e 15 majit ka pritur në takim delegacionin nga Partia Popullore Austriake.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se gjatë këtij takimi ka shprehur nevojën për mbështetjen e mëtutjeshme të Austrisë në aspiratën e vendit për integrim euro-atlantik.

Ndërkohë, kreu i AAK-së ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Austrisë lidhur me proceset e rëndësishme për Kosovën, përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave.

“Në takim me delegacionin nga Partia Popullore Austriake, në përbërje nga deputetë, këshilltarë dhe zyrtarë tjerë, shpreha mirënjohjen e thellë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në proceset e rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në suksesin e arritur në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në arritjen e liberalizimit të vizave”, ka thënë ai.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

“Gjithashtu, shpreha nevojën për mbështetje të mëtutjeshme të Austrisë në aspiratën tonë për integrim euro-atlantik, arritjen e statusit vend kandidat në BE dhe nisjen e Partneritetit për Paqe”, shtoi Haradinaj.

Po ashtu, gjatë këtij takimi Haradinaj ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit në aspektin politik dhe ekonomik, duke zgjeruar kështu miqësinë e veçantë dhe avancimin e raporteve mes shteteve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika