Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për shmangien e afateve procedurale në trajtimin e buxhetit për vitin 2026.
Haradinaj ngriti shqetësimin për atë që e quajti praktikë të përsëritur të tenderëve njëburimorë, duke e cilësuar këtë qasje si të papranueshme, njofton Dukagjini.
Sipas tij, përveç kësaj, në Kuvend po ndodhin shmangie nga rendi i ditës, procedura të përshpejtuara dhe mungesë e debatit për çështje të rëndësishme.
“Te pjesa tjetër, unë këtë përshtypje e kam pasur edhe më herët, dhe e kam ngritur zërin në të kaluarën: Pse është bërë praktikë tenderi njëburimor në qeveri? Unë po e shoh parlamentin po edhe këtë praktikë, ka shmangie nga rendi i ditës, procedura të shpejtuara. Çfarë zori ose kush po ka zor me bërë praktikë tenderin njëburimor në qeveri, që është i papranueshëm, dhe njëkohësisht në parlament shmangie nga rendi i ditës, procedura të shpejtuara, mungesë e debatit dhe diskutimit për çështje që ministri po thotë se ka krisë lufta në Ukrainë”, u shpreh ai.
