Haradinaj thotë se letra e Serbisë në NATO erdhi nga gabimet e Kurtit

"Prej gabimeve të Kurtit, Serbia shkon në një hap më tutje, pra na krijon edhe më shumë minusa t’i quaj kështu, sepse një letër e tillë drejtuar NATO-s nënkupton që me siguri Serbia ka përgatitur një narrativë", ka deklaruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar letrën e dërguar nga Serbia në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Haradinaj, në një deklaratë për media para fillimit të seancës së jashtëzakonshme, tha se kjo letër erdhi për shkak “të gabimeve të Kosovës”.

Sipas Haradinajt, fajtor për këtë situatë është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka bërë gabime, për çka ka shtuar se ndikojnë negativisht në aspektin ndërkombëtar.

“Prej gabimeve të Kurtit, Serbia shkon në një hap më tutje, pra na krijon edhe më shumë minusa t’i quaj kështu, sepse një letër e tillë drejtuar NATO-s nënkupton që me siguri Serbia ka përgatitur një narrativë. Nuk vjen letra e para, ata me siguri gjatë gjithë kohës kanë dërguar raporte, informata gjoja se Kosova vepron kundër komunitetit serb”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se në NATO gjendet një numër i konsiderueshëm i vendeve, të cilat nuk e njohin Kosovën si Republikë dhe janë në mbështetje të Serbisë.

“Ne nuk kemi çështje tani për t’u diskutuar, sepse nuk ka një proces kontraktual, por p.sh ka vende skeptike dhe jo njohëse do ta shfrytëzojnë edhe pozicionin e Serbisë për shkak se ju e dini se për anëtarësim në NATO ka rëndësi marrëdhëniet ndërfqinjësore sikurse për marrëveshje tjera”, ka vijuar Haradinaj./EO

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika