Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar në Debat Plus se Syzana Rankoviq është pajisur me shtetësi të Kosovës dhe është regjistruar si banore e vendit.
Haradinaj tha se posedon dokumente për këtë çështje, të cilat, sipas tij, dëshmojnë regjistrimin e saj si qytetare e Kosovës.
“Ta ka pru qikën e Rankoviqit në Gjakovë… Nuk iu kanë dhënë shtetësi banorëve të Luginës së Preshevës, e qika Rankoviqit është banore e Kosovës. Ma së pari, kujdes, qysh e kanë parapa ata, jo ju. Në rrugën Armend Qymyri prapa ETC-së numër katër, është e regjisturme, numri personal. Syzana Rankoviq, kurrë kjo qytetare e Kosovës nuk ka qenë”, ka deklaruar ai.
Ai ka paraqitur edhe një rast konkret me letërnjoftim, dhe tha se është shqetësuese që sipas tij gjeneral serb të përfitojë skemë sociale dhe dokumente të Republikës së Kosovës.
“Gjeneral serb, gjeneral me dy yje, është e rëndë jo vetëm për ministrin por edhe për mua i shqiptar. Bojoviq Millovan, këqyrjani yjet, këqyreni tash zotëria me letërnjoftimin e ri të Republikës së Kosovës dhe përfitues i skemës sociale të Kosovës. Këto sene nuk lejohen kjo është përtej dallimeve të mija politike partiake ditore, nuk jam duke e kritikuar pse është me VV”, ka deklaruar ai.
Ai theksoi se çështja nuk lidhet me dallime politike, por me mënyrën si zbatohet ligji, të cilin e quajti të papranueshëm në disa raste.
“Me ligjin e ri është decitifisht e shkruar edhe paramilitarët që e kanë gjakosur Pejën, e kriminelët që janë ardhur prej Serbisë kanë të drejtë me ardh me marr shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Edhe unë po them kush ka jetuar në Kosovë ka të drejtën e regjistrimit nuk po them se dikush që është qytetar që është i Kosovës. Nuk mundet me u regjistru dikush me mbiemrin Rankoviq në Gjakovë përderisa nuk ka ekzistu kurrë.”, ka theksuar ai.