Haradinaj: Trashëgimia e familjes Jashari vazhdon të na mbajë të bashkuar e të fortë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Haradinaj nga Prekazi ka theksuar rëndësinë e sakrificës së familjes heroike Jashari. “Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Haradinaj nga Prekazi ka theksuar rëndësinë e sakrificës së familjes heroike Jashari.
“Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të fortë”, ka theksuar Haradinaj.
“Familja heroike Jashari, udhëhequr nga Komandanti legjendar Adem Jashari, nuk u përul para shtypjes dhe okupimit, por zgjodhën të qëndronin drejt për lirinë e tyre dhe të gjithë kombit”, ka shkruar tutje Haradinaj në Facebook.
Ai ka thënë se akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë.
Gjithashtu, Haradinaj ka deklaruar se Epopeja e UÇK-së vazhdon të jetë një moment lavdie, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, dhe në një marrëdhënie të ngushtë me ShBA-në.















