Haradinaj tregon pse e kishte pritur Radojçiqin në zyrën e kryeministrit
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për arsyet e pritjes së Milan Radojçiqit në zyrën e tij. Haradinaj tha se takimi është bërë në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe se me të kanë biseduar për ligjet për ushtrinë. Haradinaj theksoi se në atë kohë Radojçiq ishte njeri i rëndësishëm për serbët […]
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për arsyet e pritjes së Milan Radojçiqit në zyrën e tij.
Haradinaj tha se takimi është bërë në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës dhe se me të kanë biseduar për ligjet për ushtrinë.
Haradinaj theksoi se në atë kohë Radojçiq ishte njeri i rëndësishëm për serbët në veri, por nuk ishte i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë. Në atë kohë jam munduar t’u shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata nuk ranë dakord. Ata kërkonin që në ligj të shtohet një nen ku të thuhet se ushtria e Kosovës nuk shkon në veri pa lejen e NATO dhe KFOR. Në atë kohë ai ishte një nga serbët e rëndësishëm të kohës por jo i sanksionuar nga SHBA”, kujtoi Haradinaj.















