Haradinaj uron presidentin Begaj: Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror

Pas betimit të Bajram Begajt, si president i ri i Shqipërisë, tashmë kanë arritur edhe urimet e para nga Kosova. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka premtuar Begajt bashkëpunim vëllazëror

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa e ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim siç thotë ai “vëllazëror”.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se është i gatshëm që të vazhdojë partneritetin në çdo moment dhe rrethanë.

“I nderuar President, nga zemra ju uroj mbarësi në funksionet e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ju premtoj bashkëpunim vëllazëror në çdo kohë dhe rrethanë”, ka shkruar Haradinaj.

Pos tij, Begaj mori urim edhe nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli

“Sot në Kuvendin e Shqipërisë, Bajram Begaj u betua për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme, pasi më herët kishte marrë besimin e shumicës së deputetëve.  Fillimisht i uroj Presidentit Begaj shëndet, lumturi dhe shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme për kombin tonë në këtë kohë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Begaj, teksa ka deklaruar në fjalën e parë të tij si udhëheqës i shtetit, ka thënë se do t’i shërbejë Kushtetutës, interesit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar.

Sipas tij, kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për Shqipërinë.

Ai ka shkruar se mezi pret të vazhdojnë rrugën e përbashkët drejt Bashkimit Evropian.

“Është nder për mua t’i drejtohem kuvendit si president i Republikës. Jam plotësisht i vetëdijshëm se mbi privilegjin e të qenit qytetar i parë i Republikës rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar, unitetit të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë Begaj.

“U betova sot se do t’i shërbej Kushtetuës, intersit kombëtar dhe përparimit të popullit shqiptar, dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të kushtetutës, këtë mision do ta kryej mbi palët, por unë nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë betim, ndaj asnjërit që vendos interesat personale përpara interesave të kombit tonë”, shtoi ai.

Ai ka thënë se Shqipëria tashmë ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme evropiane.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika