Ramush Haradinaj kryetar i AAK, I ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit Myftiut, Naim Tërnava si dhe të gjithë besimtarëve myslimanë.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit,” shkruan Haradinaj.

Sipas tij, ky muaj duhet të shpërfaqë paqe dhe dashuri.

“Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia.

Agjërim të lehtë,” përfundon Haradinaj.