Haradinaj uron ShBA-në për Ditën e Pavarësisë: Një mike e pazëvendësueshme për Kosovën
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se SHBA-ja është një aleate historike dhe mike e pazëvendësueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës. “Urime Dita e Pavarësisë, […]
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se SHBA-ja është një aleate historike dhe mike e pazëvendësueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës.
“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!
Happy Independence Day!”, ka shkruar Haradinaj.















