Haradinaj: Veterani më i rrejshëm është Albin Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, veteran të rrejshëm e mashtrues. “Një nga veteranët më mashtrues është Albin Kurti, i cili se ka pasur kurrë pushkën në dorë dhe e gëzon statusin e veteranit”, tha Haradinaj. Pas protestës së veteranëve, Haradinaj ka bërë thirrje […]
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, veteran të rrejshëm e mashtrues.
“Një nga veteranët më mashtrues është Albin Kurti, i cili se ka pasur kurrë pushkën në dorë dhe e gëzon statusin e veteranit”, tha Haradinaj.
Pas protestës së veteranëve, Haradinaj ka bërë thirrje që ligji për pagën minimale të mos dekretohet pa u futur aty edhe beneficioni i veteranëve.
“Ata po thirren se lista është e fryrë, krejt përmbajtja e kësaj teme ishte fryrja e listave, ndërsa po e harrojnë faktin se i kanë në dorë mekanizmat për pastrimin e listave. Ai i cili është veteran i jashtëligjshëm, le të largohet, le të sanksionohet se ligji është i qartë”, tha ai.
Ndryshe, protesta e sotme ishte e qetë dhe mesazhi kryesor ishte që veteranët e luftës të respektohen nga Qeveria aktuale.
Aty pati edhe mesazhe politike, ku u bë thirrje të rrëzohet Qeveria.















