Haradinaj: Vetëvendosja po mbron interesat e Stanishiqit dhe Rankoviqit

Haradinaj e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se që në fillet e saja ka qenë kundër investimeve në sektorin e energjisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për qëndrimet e saj në lidhje me sektorin e energjisë.

Ai e ka lidhur rastin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili po dyshohet për një skandal që ka lidhje me tregtinë e energjisë. Haradinaj e ka akuzuar partinë në pushtet se po i mbron intersat e Stanishiqit dhe Rankoviqit.

“VV mbron interesa të kompanisë, dhe interesa politike të interesave të Stanishiqit dhe Rankoviqit, ata që duan ta thonë të kundërtën është mirë t’i gjejnë argumentet. Për punët e sigurisë na keni pro, e sa për mbrojtjen e interesave të rankoviqit dhe stanishiqit na keni kundër”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, ai ka deklaruar se Albin Kurti , është i vetmi udhëheqës që e ka refuzuar “gazin amerikan”, që, sipasj tij, ishte plan strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Si Lëvizje ende pa qenë parti VV e ka pasur të qartë se ka qenë kundër invesëtimeve në energji. Kosova e re dhe Countour Global,  së fundi, kanë qenë edhe kundër gazit. I vetmi udhëheqës që e ka refuzuar gazin është ky i yni. VV në një politikë ka qenë konsistente e që është kundër investimeve kundër burimeve të qëndrueshme dhe kundër energjisë amerikane. Kah i kanë marrë informatat dhe këshillat, kush ka ndikuar në mendimet e tyre, si kanë ardhur deri te këto qëndrime VV-ja? Përgjigjen e kemi marrë, me tranksaksionet e një mendimtarit të VV-së, që ka ndikim te ta”, ka deklaruar Haradinaj.

Në këtë seancë pritet që të hidhet në votim edhe komisioni hetimor parlamentar për sektorin e energjisë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika