Haradinaj vlerëson zjarrfikësit: Krenaria e shtetit dhe shtyllë e sigurisë publike

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar lart punën dhe sakrificën e zjarrfikësve me rastin e 4 majit, Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve.

Ramush Haradinaj theksoi se zjarrfikësit përbëjnë një nga shtyllat më të rëndësishme të shërbimit publik në vend, duke qenë çdo ditë në vijën e parë të rrezikut për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

“Krenaria e shtetit tonë janë zjarrfikësit.

Në kushte të vështira, të lënë anash dhe pa mbështetjen e duhur nga qeverisja e fundit, ata nuk u ndalën asnjëherë. Me përkushtim dhe guxim, çdo ditë janë në vijën e parë në shërbim të qytetarëve.
Sot, më shumë se kurrë, meritojnë respektin, vlerësimin dhe përkrahjen për shërbimin ndaj vendit.
Mirënjohje e thellë për secilin prej tyre.
4 maj – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika