Haradinaj: Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret, Qeveria Kurti 2 t’i dëgjojë këshillat e Blinken-it
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i marrë parasysh këshillat e sekretarit amerikan Anothy Blinken, që të shtensionojë situatën në katër komunat veriore të Kosovës. “Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret…Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që qysh sot të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan […]
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i marrë parasysh këshillat e sekretarit amerikan Anothy Blinken, që të shtensionojë situatën në katër komunat veriore të Kosovës.
“Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret…Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që qysh sot të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri. Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit”, ka kërkuar Haradinaj.
Haradinaj kërkon që kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës të japin dorëheqje.
“Kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje dhe të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.















