Haradinaj kritikë Kurtit: Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend

Ish-kryemnistri Ramushi Haradinaj, ka kritikuar kryeminstrin Albin Kurtin, se ka marrë punët e huaja për të cilat nuk ka dije. Ai e ka akuzuar Kurtin se është duke rrezikuar Kosovën duke e ''ndarë shoqërinë si me thikë''

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeminstrit, Albin Kurti, për tu tërhequr, duke i thënë se “me qeverisjen e tij, është duke e rrezikuar seriozisht Kosovën”.

Tutje për ish-kryeminstrin Haradinaj, Kurti i ka hyrë punës së huaj, dhe se nuk është turp që ti bie pishman dhe të këkrojë falej.

“Nuk është marre me thënë, më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi me ditë kur me u tërheq”, ka theksuar ai.

Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti 2 nuk është vetëm e dëmshme por, edhe e rrezikshme për Kosovën, sepse është duke e ndarë shoqërinë.

“Në rrafshin politik, e keni ndarë shoqërinë si me thikë. Në rafshin fetar po nxitni tema që po e rrezikojnë jo vetëm tolerancën fetare që ndër shqiptarë ka qenë vlerë sublime, por edhe identitetin kulturor e kombëtarë. Qeverisja juaj e ka qitë në gjunj ekonominë e vendit. Bizneset i keni mbështetur për muri e po i çoni drejt falimentimit. Qasja juaj ndaj komunave është armiqësore. Shtresen e mesme të shoqërisë, po e shndërroni në kategori sociale”, ka theksuar

Ai ka ka thënë se duke e bllokuar ligjin e pagave, qeveria ka shkaktuar problem për, “mijëra mësues, mjekë, policë, shërbyes civilë, punëtorë të sektorit publik e privat, por edhe të tjerë, sot kanë problem me mbijetu me pagat që ju i keni lënë ne vendnumëro, duke e bllokuar ligjin e pagave, që kish marrë udhë qysh në qeverisjen time, e kur inflacioni ishte zero”.

Mirëpo, Haradinaj e ka kritikuar dhe Ministrinë e Ekonomisë ku sipas tij, ajo ‘ka shpenzuar zero euro për kapacitetet gjeneruese energjetike, e në verë paralajmëroni reduktime katstrofike të rrymës, deri në 6 orë terr. Me këtë politikë, Kosovën doni me e ngri në dimër”.

Ai ka shtuar se kanë humbur orientimin në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë sepes nuk është duke insistuar për marrëveshje finale për njohje të ndërsjellë.

“Ju sikur doni me nënshkru një dokument për mos-sulmim të ndërsjellë. Ky dokument është nënshkruar në qershor të vitit 1999, dhe Kosova nuk kthehet atje më”, ka sqaruar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se “ka diçka më të vlefshme se sa karriga e kryeministrit, prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj”.

Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika