Hargreaves pas takimit me Haxhiun: Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves ka zhvilluar sot një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiun.

Ai ka thënë se me të ka diskutuar për rëndësinë që kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve.

“Sot në mëngjes u takova me ushtruesen e detyrës së presidentes dhe ushtruesen e detyrës së kryetares së kuvendit, Albulena Haxhiu. Diskutuam rëndësinë që kuvendi i ri të jetë në gjendje ta zgjedhë presidentin pas zgjedhjeve, për të shmangur zgjedhje të tjera dhe humbjen e mundësive për Kosovën. Theksova nevojën që partitë politike të bëjnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë”, ka shkruar Hargreaves.

Ai ka thënë se me Haxhiun ka diskutuar edhe për “abuzimin e tmerrshëm” ndaj grave politikane.

“Gjithashtu diskutuam abuzimin e tmerrshëm ndaj grave politikane në rrjetet sociale dhe shpresuam që të gjithë liderët partiakë ta bëjnë të qartë se kjo është e papranueshme”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika