Harris: Duhet të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, por jo luftën që nxiti fushata

Kandidatja demokrate, Kamala Harris pranoi rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se, pavarësisht humbjes, lufta për demokracinë dhe një të ardhme më të mirë për amerikanët do të vazhdojë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris ka mbajtur një fjalim koncesioni pas zgjedhjes së Donald Trump si president i 47-të i SHBA-së, duke theksuar se, duhet të pranojmë rezultatet e zgjedhjeve.

Ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë gjatë fushatës dhe ka nënvizuar se, pavarësisht që rezultati nuk është ai që shpresonte, “drita e premtimit të Amerikës do të digjet gjithmonë” dhe nuk do të ndalet lufta për një të ardhme më të mirë për amerikanët.

“Zemra ime është plot sot”, ka theksuar Harris, duke falënderuar ekipin e saj, vullnetarët dhe punonjësit e sondazhit për përpjekjet e tyre.

Ajo ka potencuar se, edhe pse ka pranuar rezultatin, nuk mund të pranojë luftën që nxiti këtë fushatë, duke u betuar se nuk do të heqë dorë nga lufta për demokraci dhe mundësi të barabarta për të gjithë amerikanët.

“Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga lufta për demokracinë tonë”, ka shtuar ajo.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ka folur me Trumpin që të ketë “transferim paqësor të pushtetit”.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika