Harrohet fondi për Luginën, nuk i përgjigjen Arifit

Fondi Kombëtar i Solidaritetit për Luginën e Preshevës duket se nuk po zbatohet. As pas dy vjetësh, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kërkuar nga dy qeveritë shqiptare që nisma të jetë si mbështetje afatgjate për Luginën

Marrëveshja u nënshkrua me 2 tetor të vitit 2020.

Dy kryeministrat shqiptarë atë kohë nga Shkodra, thanë se janë dakorduar që të krijojnë një fond të përbashkët për Luginën e Preshevës.

Por, dy vjet pas asgjë konkrete nuk është bërë në këtë drejtim.

Qeveria aktuale në krye me Albin Kurtin nuk ka kthyer një përgjigje për televizionin Dukagjini rreth këtij vendimi që në vitin 2020 e kishte nënshkruar ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

Por, sqarime për këtë fond, dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë, nuk i kanë dhënë as kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Na s’kemi marrë përgjigje lidhur me këtë fond dhe e dimë që para dy vjetëve në mbajtjen e dy qeverive është marrë vendim të themelohet dhe tash, pas takimit të fundit kemi kërkuar përgjigje nga dy kryeministrat, por nuk kemi marrë përgjigje se a do të ngjallet marrëveshja apo jo, kjo është një neglizhencë që po bëhet në vazhdimësi për Luginën. Deklarohen me plot gojë për Preshevën dhe e neglizhojnë tërë kohën këtë fond”, ka thënë Arifi.

Por, kritika për marrëveshjet mes dy qeverive shqiptare po kanë edhe njohës të çështjeve politike.

“Kemi pasur ngecje veçanërisht tek marrëveshja për Luginën e Preshevës dhe më tepër kemi një publicitet që i kanë bërë dy qeveritë njëra-tjetrës, po ashtu kemi marrëveshjen për arsimin ku është kërkuar që të kenë të drejtat e barabarta për studentët e asaj pjese por që s’ka ndodhur. Do të ishte mirë që kjo marrëveshje të zbatohet”, ka thënë analisti, Arbnor Sadiku.

Fondi për Luginën e Preshevës, ishte paraparë të shërbejë si mekanizëm i përbashkët dhe mbështetës i shteteve amë për popullin shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Qeveria e Kosovës, vitin e kaluar, vendosi që të ndajë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika