“Harron” Grabovci, si kujtohen veprimet e Konjufcës, akuzon Kurtin
Fajtor për situatën e krijuar në Kuvend gjatë në vitin 2016, ish shefi i grupit parlamentar Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci e ka lënë kryeministrin Albin Kurti. Grabovci gjatë dëshmisë së tij dhënë para trupit gjykues, në rastin ku i akuzuar është Glauk Konjufca, ka thënë nuk i kujtohet të e kete parë atë […]
Fajtor për situatën e krijuar në Kuvend gjatë në vitin 2016, ish shefi i grupit parlamentar Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci e ka lënë kryeministrin Albin Kurti.
Grabovci gjatë dëshmisë së tij dhënë para trupit gjykues, në rastin ku i akuzuar është Glauk Konjufca, ka thënë nuk i kujtohet të e kete parë atë duke hedhur gazlotësjellës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit.
“Nuk më kujtohet asnjë rast kur Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës…Këtu jam për z. Konjufca për të tjerë, kur të vjen radha nëse më ftoni në Gjykatë do të dëshmojë…Për Albin kurtin po ka qenë ideator i këtyrë trazirave”, ka thënë Grabovci.
Pas Adem Grabovcit, në cilësinë e dëshmitarit në gjykatore është dëgjuar edhe Ismet Beqiri që dikur mbante po ashtu pozitën e shefit të grupit parlamentar të LDK-së.
Por edhe Beqiri njëjtë sikurse Gravocit ka thënë se nuk i kujtohet nëse kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.
“Ajo që mund të them është se edhe në Kryesi të Kuvendit edhe në seanca ka pasur shpesh hedhje të gazit lotsjellës, por po them me përgjegjësi të plotë se nuk mbaj mend që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit z. Kunjufca ka hedhur gaz lotsjellës, por nuk mund të them diçka që nuk e mbaj mend”, ka thënë Beqiri.
Në seancën e radhës që është caktuar për në dhjetor, do të ftohen për të dëshmuar ish deputetët Sabri Hamiti, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami.
Glauk Konjufca, tash e gati 6 vjet përballet me akuzat për “Përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm” e pengim të personit zyrtar, për shkak se në gusht të vitit 2016, në cilësinë e deputetit kishte hedhur gaz lotsjellës në njërën nga mbledhjet e kryesisë, në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonte demarkacionin me Malin e Zi.















