Harry Kane lojtari më i ri i Bayernit

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është gati të bashkohet me Bayern Munich pasi kanë arritur marrëveshje edhe për kushtet personale

Harry Kane zyrtarisht do ta vazhdojë karrierën në Gjermani te Bayern Munich.

Kane do të nënshkruajë marrëveshje katërvjeçare si lojtar i Bayern.

Kjo pasi gjiganti gjerman arriti marrëveshje me Tottenhamin për shifrën e 120 milionë eurove.

Kane do të bartë numrin nëntë në fanellën e bavarezëve, raporton The Athletic.

Drita jeshile mbërriti pas bisedimeve pozitive natën vonë.

Testet mjekësore të rezervuara këtë mëngjes në Gjermani.

Legjenda e Tottenham tani do të largohet nga Londra Veriore pas shumë viteve aty në kërkim të një aventure e cila pritet t’i sjellë më në fund trofe sulmuesit anglez.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika