Harry Kane transferohet te Bayern Munich

Klubi gjerman, Bayern Munich, thuhet se ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur për të nënshkruar me sulmuesin Harry Kane

Bayern Munich ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur për të nënshkruar me Harry Kane , bëjnë të ditur burime në Gjermani.

E ardhmja e Kane te Spurs ka qenë një nga pikat kryesore të thashethemeve të afatit kalimtar të verës deri më tani.

Më parë u raportua gjerësisht se skuadra gjermane e Bundesligës, Bayern, ishte seriozisht e interesuar për të sjellë kapitenin e Anglisë në Bavari.

Gjatë javëve të fundit, Bayern ka parë tri oferta të refuzuara nga Spurs, pasi klubi londinez dëshironte të merrte të paktën 100 milionë euro.

Megjithatë, vetëm pak ditë kanë para fillimit të sezonit në Ligën Premier, është raportuar se Spurs dhe Bayern kanë arritur një marrëveshje për Kane.

Është gazetari i njohur i mediumit The Athletic, David Ornstein, i cili ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të një postimi në platformën X.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika