Hasani: Në Kosovë ka depërtim të radikalizmit fetar

Sipas sociologut Ismail Hasani, debati për lejimin e shamisë nëpër shkolla ka qenë si pasojë e një kakofonie nga persona që nuk kanë pasur kompetenca të flasin për këtë çështje, po ashtu ai ka theksuar se ka depërtim të radikalizmit fetar në Kosovë

Ismail Hasani, profesor i sociologjisë së religjionit, i ftuar në emisionin "Five"

Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismail Hasani, në vazhdën e debatit që po zhvillohet  ditëve të fundit në lidhje me mbajtjen e shamisë në shkolla, ka thënë se shoqëria në Kosovë është shoqëri multietnike dhe fetare dhe që përkatësia e brendshme fetare nuk shpërfaqet përmes pamjes së jashtme dhe formave të ekspozimit.

Hasani në emisionin “Five”,  ka thënë se nxënësit në moshën 16 vjeçare, i përkasin një moshe të ndjeshme, prandaj siç thotë ai, nuk është e denjë për të imponuar veshjen dhe uniformën fetare.

Sipas Hasanit, udhëzimi administrativ për mbajtjen e shamisë në shkolla, nga Ministria e Arsimit nuk ka arritur ta analizojë konsekuencat të cilat mund të prodhohen nga ky udhëzim i pamenduar mirë.

Sipas tij, përmes udhëzimeve administrative të tilla çdo parti politike tenton të joshë elektoratin e vet.

Ai ka thënë se ka depërtim të radikalizmit islamik në Kosovë, e që ky vend nuk është i paekspozuar nga islami politik ose nga regjionet tjera që bashkërendohen me elitën politike.

Sipas tij ky debat mbi këtë çështje ka ardhur si pasojë e një kakofonie të pashpjegueshme, debat për të cilin sipas tij kanë diskutuar njerëzit që nuk kanë kompetencë për të folur për këtë problematikë.

Ndërkaq, në Kosovë ka nisur një fushatë, përmes së cilës është duke u kundërshtuar Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla.

A është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, Udhëzimi Administrativ që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla?

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika