Hasani: Plani me 10 pika i Zelenskyt, mundësia më realiste për arritjen e paqes

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka mirëpritur në takim homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit që e shoqëron presidentin Volodymyr Zelensky në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që do të mbahet sot në mesditë në “Pallatin e Kongreseve"

Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Igli Hasani

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, e ka mirëpritur në takim homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba. Ky i fundit ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit që e shoqëron presidentin Volodymyr Zelensky në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që do të mbahet sot në mesditë në “Pallatin e Kongreseve”.

Në konferencën të organizuar për media pas takimit, Hasani ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës.

Ministri Hasani është shprehur se “Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë”.

Sipas Hasanit, plani me 10 pika i presidentit Zelensky është mundësia më realiste për arritjen e paqes në konfliktin me Rusinë.

“Plani me 10 pika i presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes. Bashkë me aleatët, të angazhuar për realizimin e Pikës 5 për ‘Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës’. Ukraina, përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti”, ka thënë Hasani.

Hasani zbuloi se në fokus të takimit ka qenë ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën e rrënuar nga lufta.

“Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë. Në fokus të bisedës, ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën. Dakortësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”, tha ministri, duke ritheksuar mbështetjen e rrugës evropiane të Ukrainës. “Mbështesim avancimin e Ukrainës në rrugën e saj proevropiane. Të gatshëm që të ofrojmë përvojën tonë të deritanishme në këtë proces. Uroj që Samiti i sotëm të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës”.

Nga ana tjetër, Kuleba falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Ukrainës, duke theksuar se dy vendet evropiane do të bashkërendojnë ngushtë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian. Sipas ministrit ukrainas, Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.

“Më kujtohet me mirënjohje të posaçme, mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në këto dy vite dhe mënyra se si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën dhe takimi në Këshillin e Sigurimit, ku Rama kryesoi mbledhjen në mënyrë elokuente e efikase në 2023. Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dronë e raketa të Rusisë, çdo ditë duhet të mbahet përgjegjësie për krimet e luftës, do të donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim. Vlerësojmë që Shqipëria është bashkuar në regjistrin kombëtar të dëmeve të shkaktuara nga Rusia në Ukraine. Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuara na vlera të përbashkëta evropiane. Ramë dakord që të bashkërendojmë ngushtë sa i takon rrugëtimit tonë evropian”, tha Kuleba.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika