Hasani: Sado e avancuar të jetë mënyra e kryerjes së krimit, çdo plan mund të ketë lëshime

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ku është diskutuar për vrasjen e Liridona Ademajt, Hasani ka thënë se sado e avancuar të jetë mënyra e kryerjes së krimit, megjithatë është e pamundur që gjatë rrugës të mos ketë lëshime

Fejzullah Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, ka thënë se sado e avancuar të jetë mënyra e kryerjes së krimit, megjithatë është e pamundur që gjatë rrugës të mos ketë lëshime.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ku është diskutuar për vrasjen e Liridona Ademajt, Hasani ka thënë se vetë zbulimi i shpejtë i këtij rasti ka një efekt edhe për të dëmtuarit.

Krejt çka di për këtë rast është përmes mediave që ka pasur lloj-lloj tezash, konspiracionesh, thëniesh, që është vështirë të thuhet se janë respektuar të gjitha procedurat. Vetë fakti se çështja është zbuluar me kohë nga organet kompetente ka një lloj … për familjen e viktimës se megjithatë është zbuluar se kush është autor i krimit… Nuk e dimë akoma se si do të ecë procesi. Akoma nuk e dimë se sa janë të fuqishme ato argumente që i kanë policia dhe prokuroria në rastin konkret. Vetë zbulimi i shpejt i këtij rasti ka një efekt edhe për të dëmtuarit”, tha ai.

“Sado që të jenë të avancuar në aspektin e mënyrës së kryerjes së krimit apo fshehjes së provave, është e pamundur që gjatë rrugës së realizimit të planit kriminal që të mos ketë lëshime apo gabime. Varet se si veprojnë institucionet dhe organet e ndjekjes. Është e pamundur që të jetë në përmasa të tilla të jetë i organizuar krimi që t’i pamundësojë institucioneve që mos t’i zbulojnë rastet e tilla”, shtoi më tej Hasani.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika