Hasani: Serbia ta ndalë lojën qesharake të dërgimit të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën

"..I bëjmë thirrje të gjithë akterëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, se nuk i qohen ushtri më të kufiri fqinjëve dhe askush nuk duhet të vazhdojë më këtë lojë që është qesharake. Të gjithë e kemi të qartë se garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës është NATO ku edhe Shqipëria është pjesë”, ka deklaruar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, pas takimit me homologen nga Kosova, Donika Gërvalla, ka thënë se rajoni është duke kaluar një moment delikat në fushën e sigurisë dhe stabilitetit.

“Vizita ime është pjesë e një turi në disa vende të rajonit, që ka për qëllim ndarjen e ideve në punën që duhet të bëjmë së bashku për të mirën e rajonit dhe qytetarëve tanë. Rajoni është duke kaluar një moment delikat, jemi të gjithë dëshmitarë që siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuara se në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”, ka thënë Hasani.

Ai ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, duke thënë se autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë.

“Ishte akt kriminal dhe i rrezikshëm terroristë kundër stabilitetit, integritetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë. Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejmë të situatës me pasoja ndoshta të pakthyeshme”, ka vijuar ai.

Ai theksoi se Kosova e ka aleat të përjetshëm Shqipërinë, derisa përmendi edhe rastin e  dërgimit të ushtrisë nga ana e Serbisë pranë kufirit me Kosovën, duke thënë se duhet të ndalohet kjo lojë qesharake.

“Kosova ka një aleat të përjetshëm dhe të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në të mirë dhe në të keq, Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe pranë shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon dhe në kufi të Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje të gjithë akterëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, se nuk i çohen ushtri më të kufiri fqinjëve dhe askush nuk duhet të vazhdojë më këtë lojë që është qesharake. Të gjithë e kemi të qartë se garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës është NATO, ku edhe Shqipëria është pjesë”.

Ai ka përshëndetur edhe vendimin për liberalizimin e vizave, duke thënë se është vendim pozitiv jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë vendet e Ballkanit dhe vetë BE-në.

“Është një kënaqësi që ndodhem sot në Prishtinë. Dua të falënderoj kolegen, motrën time ministren Gërvalla për mirëpritjen dhe diskutimet e hapura. Jam i lumtur që kjo vizitë vjen në një moment kaq pozitiv për Kosovën që tashmë më në fund ka marrë liberalizimin e vizave, duke zgjeruar mundësitë dhe të drejtat e qytetarëve të saj”, ka theksuar Hasani.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika