Hasani takon homologun e tij nga Turqia, diskutuan mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në takim homologun e tij nga Turqia, Hakan Fidan. Takimi u fokusua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve solide dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë në fusha të ndryshme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në takim homologun e tij nga Turqia, Hakan Fidan.

Në njoftimin e tij në Facebook, Hasani theksoi se takimi u fokusua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve solide dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në hapat konkretë për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

“Si partnerë strategjikë në rajon, ne diskutuam mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes, me rëndësi për arritjen dhe ruajtjen e paqes së qëndrueshme, sigurisë dhe stabilitetit demokratik në rajon”, tha Hasani.

Ai falënderoi ministrin Fidan për vizitën e tij dhe për diskutimin e hapur dhe të sinqertë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika