Hasanpapaj: Çështja e dinarit serb është më e madhe se ajo e Asociacionit
Juristi Bardhyl Hasanpapaj e ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilin është ndalur qarkullimi i valutave të tjera përpos euros, siç është dinari. Ai ka thënë se ky vendim është vendimi më i vështirë për Serbinë sesa vendimet e tjera që kanë qenë në të kaluarën. Sipas tij, ky vendim tregon […]
Juristi Bardhyl Hasanpapaj e ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, me të cilin është ndalur qarkullimi i valutave të tjera përpos euros, siç është dinari. Ai ka thënë se ky vendim është vendimi më i vështirë për Serbinë sesa vendimet e tjera që kanë qenë në të kaluarën.
Sipas tij, ky vendim tregon raportin juridik në mes të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve serbë.
“Monedha është kontakti i parë i qytetarit me autoritetin shtetëror, edhe në qoftë se Kosova arrin me heqë kontaktin serbëve me dinarin, nënkupton se është duke hequr kontaktin e serbëve të Kosovës me autoritetet e Serbisë”.
Tutje, ai ka thënë se ky vendim i tejkalon të gjitha vendimet dhe është goditja me rëndë për Serbinë nga Qeveria e Kosovës, pasi, sipas tij, kjo bën shkëputjen juridike të serbëve të Kosovës dhe autoriteteve në Serbi.
“Ky është një nga vendimet me të rënda me të cilën është ballafaquar Kosova, pasi do të lë në hije edhe çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe shumë çështje të tjera bilaterale me Serbinë”, ka thënë Hasanpapaj.















