Hasanpapaj: Kjo marrëveshje e ka limituar dhe e ka futur ‘Elektroserverin’ si nënkontraktore

Juristit Bardhyl Hasanpapajt ka thënë se në marrëveshjen e 21 qershorit është qartësuar gjuha juridike dhe Kosova ka fituar. Sipas tij, kjo marrëveshje është më e kuptueshme se ajo që ishte nënshkruar më 2015, pasi kjo e fundit ka gjuhë juridike të paqarta dhe nuk dihej se kujt i takonte. Ndërsa tani Elektroserveri, është nënkontraktor i KEDS-it dhe KOSTT-it

Juristi Bardhyl Hasanpapaj

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka folur lidhur me udhëzimin që është nënshkruar për zbatimin e marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 për energjinë, ku e ka arsyetuar kryeministrin Albin Kurti, se marrëveshja e nënshkruar të martën e 21 qershorit në Bruksel, është më e kuptueshme se ajo e vitit 2015.

Tutje, ai ka thënë se vetë fakti se ka pranuar që të ketë marrëveshje me KOST-in dhe KEDS-in, është se ajo në mënyrë të tërthortë është pronë e kësaj.

“Kjo e marrëveshje e ka limituar në katër lloje shërbimesh, dhe nuk i ka dhënë hapësirë për ndonjë shërbim tjetër, përveç nënkontraktimit” ka thënë Hasanpapaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Sipas tij, në marrëveshjen e vitit 2015, nuk është ditur se a i jep KOSTIT qasje në Vallaq apo Elektroserverit, apo anasjelltas, sepse gjuha e përdorur në atë marrëveshje ishte e dykuptimshme.

Ndërsa, në këtë marrëveshje “, KOSTI dhe KEDS-i do të kenë qasje në Vallaqin” ka thënë ai.

Ndërkohë, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, i ka thënë se “ Kryeministri Albin Kurti e ka nënshkruar një marrëveshje që kishte kundërshtuar, këtu është problemi”.

Sipas, Gashit, Kurti të njëjtën e marrëveshje e kishte quajtur tradhëti.

Ndërsa, Hasanpapaj ka vazhduar që ta sqarojë aspektin legal se ku dallojnë marrëveshjet nga ajo e kaluara, duke i argumentuar me tri fakte.

“Elektroserveri me këtë marrëveshje është bërë nënkontraktor i KOST-in, për shfrytëzimin e infrastrukturës. Kjo është fakt që sipas tij, që është bërë pronë e Kosovës dhe jo e Serbisë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se edhe fakti i dytë është limitimi në katër shërbime që është tipike për nënkontraktim siç janë , “Faturimi, mirëmbajtja e rrjetit, kyçja e konsumatorëve të rinj, inkasomini vetëm këto ka të drejtë të bëjë dhe asgjë më shumë”

Ndërkaq, pikë e tretë, sipas tij, është pozitive për të sepse gjuha jurdikie që është përdorur  në marrëveshje i ka mundësuar Kosovës që të shtrijë sovranitetin në Vallaq.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika