Kandidati për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit politik dhe ekonomik të partisë, duke theksuar se fokusi kryesor është zhvillimi ekonomik, energjetika dhe ndalja e migrimit.
Duke folur në një paraqitje televizive në TV Dukagjini, Hasanpapaj tha se programi i LDK-së përfshin rreth 130 zotime, të cilat sipas tij prekin sektorët më prioritarë të vendit.
Ai veçoi si prioritete kryesore rritjen e punësimit, rritjen e prodhimit vendor dhe transformimin e Kosovës në një vend prodhues të energjisë.
Sipas tij, plani energjetik parasheh ndërtimin e kapaciteteve të reja prej rreth 1500 megavatësh, të ndara në 500 megavat me gaz , 500 megavat energji solare dhe 500 megavat energji nga era.
“Zotimet e programit tonë janë dikur 130 pika… disa prej sektorëve kryesore që ne i kemi identifikuar si më prioritar. Si janë ndalja e migrimit, rritja e punësimit, rritja e prodhimit. Mendojmë ta bëjmë Kosovën një vend që prodhon energji. 500 megavat me gaz, termocentralin e gazit dhe atë me gaz amerikan. 500 megavat me solar dhe 500 megavat me energji të erës. 1500 megavat që do të ishte një shkëputje totale nga vardisa e tregtisë me energjisë dhe importit të energjisë…
Janë lehtësisht të bëshme. Mjafton të ketë një vizion, ekipe profesionale që nuk kanë vetëm në zhargonin e tyre, popullore dhe popullit. Por që kanë projekte, programe për qytetarët.
Ne kemi thënë punësim për çdo të diplomuar. Kemi thënë që diku rreth 40 mijë të rinj t’i punësojmë. Mos të kemi rast kur përfundon fakultetin e mjekësisë dhe të qëndrojë në shtëpi, duke aplikuar për punë jashtë vendit. Uljen e TVSH-së në produktet bazë. Paga më të larta, rritjen e koeficientit në 150 euro për pagat…”, ka thënë Hasanpapaj në FIVE.