Si mesazh i qartë, përmbajtësor e shpresdhënës është  cilësuar deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier nga ana e juristit, Bardhyl Hasanpapaj.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini për të diskutuar rreth takimit të mbajtur të  marten, organizuar nga ambasada e SHBA-së në Kosovë lidhur me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Hasanpapaj ka thënë se deklarata e Hovenier e cila thoshte se SHBA-të nuk e përkrahin asnjë marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ishte një mesazh që ofron garanci për Kosovën dhe popullin e saj.

“Mesazhi ishte goxha i qartë, kogja përmbajtësor i ambasadorit amerikn dhe ishte goxha shpredhënës. Ishte një mesazh që ofron garanci për Kosovën, për elitën politike dhe qytetarët e Kosovës, për këtë inciativë që ata e kanë marrë tashmë dhe duket që e kanë seriozisht por edhe po investojnë kohë, mund e energji për të bërë edhe punën e Asociacionit, për të komunikuar edhe me qytetarët për natyrën e tij por edhe njëkohësisht duke dal dhe komunikuar me popullin e Kosovës se Asociacioni nuk është diçka që duhet të kemi frikë”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Krahas kësaj, çështja e Asociacionit, sipas Hasanpapaj, ka mbetur  peng për të vazhduar drejt marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të jap vizionin e saj për AKS-në, që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik dhe që u mundëson konsistencë të drejtave të minoriteteve, në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka theksuar se SHBA-të nuk e përkrahin asnjë marrëveshje që nuk është  në përputhje me Kushtetutën.

“Përderisa disa zyrtarë amerikanë tashmë e kanë dhënë këtë qëndrim, edhe unë dua të jem i qartë për pozicionin e ShBA-së: Ne nuk përkrahim asnjë marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën, që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 2015-s ose që kërcënon sovranitetin e Kosovës, pavarësinë, multietnicitetin ose institucionet demokratike”.

Hovenier për Asociacionin: Nuk mbështesim asnjë marrëveshje antikushtetuese, Kosova të japë vizionin e saj

Themelimi i Asociacionit është përmendur në propozimin e fundit evropian, një plan disapikësh i ofruar nga zyrtarët amerikanë e evropianë për Kosovën dhe Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e respekton konfidencialitetin e bisedimeve, ndërsa për Asociacionin ka shtuar se ka insistim të ndryshëm ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij, marrëveshja për Asociacionin, sipas draftit fillestar, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Lidhur me këtë takim, vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte deklaruar se nuk është ftuar.