Hasanpapaj për draftin e Asociacionit: Nuk është problem se kur do publikohet, por se a është ky draft final

"Këtë draft s'e ka publikuar BE-ja, as Kosova e as Serbia, tregon që palët janë marrë vesh të mos publikohet. Mund të mbahet edhe paksa i fshehtë, në mos sot e nesër, do të publikohet herdokurdo. Por, duhet ta dimë se a është ky drafti final apo është i negociueshëm", ka thënë Hasanpapaj

Juristi, Bardhyl Hasanpapaj, në lidhje me draft-statutin e Asociacionit, ka thënë se nuk është problemi se kur do të publikohet, por se a është ai drafti që është parë drafti final.

Ai në emisionin “FIVE” ka thënë se problematika është se a do të jetë drafti i negociueshëm apo jo.

“Duhet ta dimë ky draft që po shihet a është drafti final, atëherë një ditë kur do të publikohet e shohim a është i mirë apo i keq”, ka thënë Hasanpapaj.

Sipas tij, nuk është shumë me rëndësi kur ky draft do të publikohet, pasi publikimi i tij nuk do ta ndryshonte përmbajtjen nëse janë marrë vesh palët për draftin final.

“Këtë draft s’e ka publikuar BE-ja, as Kosova e as Serbia, tregon që palët janë marrë vesh të mos publikohet. Mund të mbahet edhe paksa i fshehtë, në mos sot e nesër, do të publikohet herdokurdo”, ka vijuar Hasanpapaj.

Hasanpapaj ka thënë se me sa po trumbetohet nga qeveria Kurti, ky draft po shihet si avancim i madh, dhe se nga AAK-ja u tha që ky draft është hap i mirë për Kosovën.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika