Avokati Bardhyl Hasanpapaj e ka cilësuar si hap pozitiv, pranimin e marrëveshjes apo draftit evropian për Asociacionin nga kryeministri Albin Kurti.

Ai, në “Debat Plus”, tha se me këtë veprim Kurti është treguar konstruktiv dhe se kjo do t’i shërbejë për mirë Kosovës.

“Ky konstruktivitet i Kurtit, e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Me aq sa dihet, besoj që e forcon edhe pushtetin brenda Kosovës. Me këtë që e ka ofruar Qeveria, dhe që Serbia e ka refuzuar nënshkrimin dhe planin e emisarëve. Të tria Kosova i ka pranuar, është shumë mirë, besoj se është në dobi të vendit, i bën nder ky konstruktivitet”, tha ai.

Ai tha se nuk e di çfarë përmban saktësisht drafti i ri për Asociacionin, por që sipas tij, është mirë që Kosova e ka pranuar, për shkak se ka qenë dhe është detyrim që shteti ynë e ka marrë.

“Unë besoj që është mirë që tregoj Qeveria konstruktivitet, dhe besoj që draftin e Asociacionit që e ka pranuar se është shumë mirë, nuk e di cka përmban drafti, por fakti që Qeveria e pranon Asociacionin, atë detyrim ndërkombëtar, unë e gjykoj se është në të mirë të Kosovës dhe e përgëzoj për këtë gjë”, ka thënë ai.