Hasanpapaj: Zgjedhjet duhet të mbahen në katër komunat veriore të Kosovës
Avokati Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku ka thënë se pavarësisht shpërthimeve edhe situatës së tensionuar, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen, pasi sipas tij institucionet nuk duhet të bllokohen. Ai ka thënë se nëse rrethanar na lejojnë, duhet që të mbahen zgjedhjet. “Zgjedhjet duhet të mbahen, sa ma shpejt aq […]





Avokati Bardhyl Hasanpapaj, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ku ka thënë se pavarësisht shpërthimeve edhe situatës së tensionuar, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen, pasi sipas tij institucionet nuk duhet të bllokohen.
Ai ka thënë se nëse rrethanar na lejojnë, duhet që të mbahen zgjedhjet.
“Zgjedhjet duhet të mbahen, sa ma shpejt aq më mirë, shpresojmë të mbahen në datë që janë paraparë, më 18 dhjetor të vitit 2022”, ka deklaruar ai
Tutje ai ka thënë se “Lufta e Kosovës është me bandat kriminale që janë të dirigjuara nga Serbia”.
Ndërsa analisti Astrit Gashi, i ka reaguar duke i thënë se Serbinë duhet të largojë nga veriu por ai ka pyetur se si do ta largojmë?

“Nëse më thua që negociatat me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, vazhdo shoku im. Unë nuk besoj që një gjë e tillë është e mundur”, ka thënë Gashi.
Më tej, Gashi e ka pyetur Hasanpapajn se a duhet të shtyhen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri?
Ai i është kundërpërgjigjur se nuk habitet e as nuk e sheh tragjike edhe nëse shtyhen zgjedhjet e jashtzakonshme në veri të Kosovës.
“Ku nuk ka rend e qetësi, nuk ka zgjedhje. Prandaj, duhet të shtrihet rendi dhe qetësia. Në atë pjesë as një shërbim nuk ofrohet. Zgjedhjet janë ABC-ja e demokracisë. Kur nuk ka zgjedhje s’ka asgjë tjetër “, ka theksuar Hasanpapaj.




















