“Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, Grenell – Kurtit: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

“Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty 'tani', ka shtuar ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

“Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, Grenell - Kurtit: Rrënuat lidhjen e fortë ShBA-Kosovë

Ish ambasadori i ShBA-ve në Gjermani dhe ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për aksion e policisë gjatë ditë së premte në veri të Kosovës.

Sipas Grenellit, Kurti e ka prishur lidhjen e fortë ShBA-Kosovë, duke theksuar se kryeministri i tanishëm i Kosovës është “lideri i parë i Kosovës që dënohet edhe nga Demokratët edhe nga Republikanët”.

“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat amerikane. Ju rrënuat lidhjen e fortë Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë që dënoheni njëzëri edhe nga Demokratët edhe Republikanët”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ndërsa, ai ka kritikuar edhe presidenten, Vjosa Osmanin, duke e cilësuar heshtjen e presidentes si problem, ndërsa ka thënë se “kemi nevojë tani për” ish-presidentin, Hashim Thaçi.

“Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty “tani”, ka shtuar Grenell.

Deklarimet e ShBA-ve dhe QUINT-it për që kritikuan Kurtin

Departamenti i Shtetit ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë ditës së premte ka ndërmarrë veprime kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj evropian.

Kështu këto veprime të “panevojshme” siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, do të kenë pasoja në marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-ve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.

Edhe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jefrrey Hovenier, i ka dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në tri komunat e veriut të Kosovës.

Ai i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, teksa ka bërë thirrje që ato të ndalen menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika