Hashim Thaçi në Kosovë takon veç babanë në spital, pritet me brohoritjet UÇK-UÇK

Rreth orës 11:00 ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi erdhi në QKUK për të vizituar babanë e tij që gjendet i shtrirë aty. Ai nuk u lejua të shoh as anëtarë të tjerë të familjes meqë ata u panë jashtë duke pritur bashkë më dhjetra qytetarë të cilët qëndruan për 3 orë derisa Thaçi u largua nga aty.

Pas tre kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale më në fund e ka lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi që ta vizitojë babanë e tij të sëmurë në Kosovë.

Sapo u mor vesh lajmi, disa qytetarë u mblodhën aty dhe në QKUK, Thaçi hyri nën thirrjet UÇK e nuk e la pa i përshëndetur qytetarët, ani se ishte i rrethuar nga policë të EULEX-it.

Nën masa të rrepa sigurie të zyrtarëve të EULEX-it dhe njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës vendi u sigurua për tre ore.

Megjithatë, qytetarët të cilët morën vesh se aty erdhi presidenti Thaçi nuk pati që i largon.

“Unë isha në klinikë për sy, mora vesh se e kanë sjellë  presidentin Thaçi edhe pata qef me pa, përndryshe nuk e kam pa qe sa kohë”, ka thënë Agim Osmani, qytetar.

“Po te shohim pak, u be mirë që e kanë lanë me ardhë, me pa babën e vet”, ka thënë një qytetar tjetër.

Përveç me babanë,  Hashim Thaçin nuk e lejuan të takohet as me anëtarë të tjerë të afërt të familjes.

Kjo pasi në mesin e  turmës së qytetarëve para QKUK-së, Thaçin nga larg erdhën ta shohin edhe dy vëllezrit e tij, Gani e Nazmi Thaçi.

Ashtu siç hyri edhe doli, me brohoritje por me masa të rrepta të sigurisë Thaçin mundi ta përshëndestë vetëm njëri nga doktorët e klinikës.

Thaçi me të takuar babanë e tij që është tash e sa kohë në gjendje të rëndë shëndetësore, do të kthehet përsëri në Hagë, pasi që familjarët e tij i thanë televizionit se nuk ka të parapara vizita të tjera.

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, konfirmoi vizitën, duke theksuar se ajo është aprovuar për arsye të forta humanitare.

“Fatkeqësisht, aktualisht nuk e kemi të redaktuar dokumentin, i cili përfshinë detaje. Por, në vizitat e kaluara, sipas procedurës, kur vizita ka përfunduar atëherë paneli i gjykatësve e ka bërë publik kërkesën dhe vendimin për atë vizitë. Kështu që, në këtë kohë, nuk kam vendim publik që do t’i përgjigjej pyetjeve rreth kushteve për vizitën e Thaçit. Mund të them se në rastet e kaluara këto informata janë bërë publike pas vizitave”, ka thënë Doyle.

Kjo është hera e tretë që Hashim Thaçi vjen për vizita të tilla familjare në Kosovë që nga fundi i 2020-s kur u arrestua bashkë me tre ish-krerët tjerë të UÇK-së për krime lufte.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika