Hashani: Katër kategori do të përfitojnë nga granti 49 milionësh

Drejtori i fondacionit të MCC-së në Kosovës ka thënë se katër kategori do të përkrahen nga grante e tyre, edhe janë 49 milion euro investime

Burimi Hashani - MCC

Drejtori i MCC-së në Kosovë Burimi Hashani ka thënë se, projektet e MCC-së janë dizajnuar që t’i “atakojnë” problemet e Kosovës me energji.

Hashani ka thënë se, nga granti 49 milionësh i programit  më të  madh për energjinë në Kosovë do të përfitojnë katër kategori.

Sipas tij katër komponentë kryesore të energjisë për Kosovën janë:

Efiçienca e shtëpive për shtëpitë rezidencave të kosovareve,  matësit e Termokos-it për kontrollim të shpenzimeve të nxehjes, përkrahjen e paneleve solare ose prodhuesve të energjisë solare.

MCC

“Tek efiçienca janë shtëpitë edhe banesat edhe nuk kemi të bëjmë me objekte publike, rreth 1 e 100 shtëpi  janë në renovim 500 janë të përfunduara”, ka thënë Hashani në FIVE.

Sipas tij asnjëherë me parë në Kosovë s’ka pasur projekte të tilla në  banimet rezidenciale.

Ai ka thënë se 100 kompani janë trajnuar për t’i bërë masat e Efiçiencës.

“4 mijë shtëpi kanë aplikuar për grantet që i jep MCC-ja të cilat fillojnë nga 50 për qind e kompensimit dhe vazhdojnë duke u rritur në varësi të gjendjes sociale-ekonomike  për gratë kryefamiljarë 60 për qind ndërsa për pensionuarit 80 për qind“, ka theksuar ai.

Drejtori i MCC-së ka bërë të ditur se në bazë të anketave që i bëjnë për t’i parë rezultate e projekteve të tyre kanë, gjetur se 40 për qind janë ulur shpenzimet dhe është rritur komoditeti.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika