Haskuka pas dënimit të zyrtarëve në Prizren: Kosova vend i çudirave

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, ka reaguar në lidhje me dënimin e dy zyrtarëve në Prizren. Sipas Haskukajt, me këtë vendim të gjykatës çdo rrënim i ndërtimeve pa leje do të konsiderohet i paligjshëm

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për dënimin e dy ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me nga tre vjet burg nën akuzat se kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, ka reaguar ish-kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili e ka cilësuar Kosovën si “vend të çudirave”.

Në reagimin e tij përmes Facebook-ut, ka thënë se me këtë vendim të gjykatës çdo rrënim i objekteve pa leje do të cilësohet keqpërdorim i pozitës zyrtare.

“Nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Të martën Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se, Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, janë dënuar me nga 3 vjet burg, dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.

Sipas Gjykatës, të akuzuarit nuk i kanë respektuar ligjet e aplikueshme dhe udhëzimet administrative. Ndërkaq, katër të akuzuarit e tjerë janë liruar nga akuzat.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika